Forcat siriane marrin nën kontroll zona të reja nga rebelët

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Forcat qeveritare siriane kanë marrë nën kontroll disa zona të reja nga rebelët gjatë ofensivës në verilindje të vendit. Ndërkohë Turqia ka dërguar më shumë përforcime në këtë pjesë, bënë të ditur mediet shtetërore.

Ofensiva që filloi para disa javëve ka shkaktuar krizë humanitare. Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 600 mijë persona janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre në bastionin e rebelëve që nga fillimi i dhjetorit.

Rebelët i kontrollojnë disa pjesë të Aleppo-s dhe shumicën e provincës Idlib. Aleppo-ja është vendbanim i tre milionë njerëzve, shumë prej të cilëve janë shpërngulur nga pjesët e tjera të Sirisë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

“Qëllimi ynë është që ta hapim autostradën dhe t’i largojmë terroristët nga ajo”, tha një komandant sirian për televizionin shtetëror. Ai iu referua autostradës M5, e cila e lidh kryeqytetin e vendit, Damaskun, me qytetin verior, Aleppo-n.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, tha se forcat qeveritare i kanë para vetes edhe 30 kilometra të autostradës për t’i pastruar para se ta marrin kontrollin e plotë të saj, që do të ishte hera e parë që nga viti 2012.

Në anën tjetër, Turqia, përkrahësja kryesore e opozitës, dërgoi përforcime të reja me 430 automjete ushtarake. Kështu, mbi një mijë automjete të ushtrisë turke kanë hyrë në territorin e Sirisë vetëm për një javë.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...