Forcat ruse po mobilizohen në rajonet lindore dhe në Gadishullin e Krimesë thonë autoritetet ukrainase

PUBLIKUAR

Rusia ka filluar mobilizimin e trupave në territoret e Luhanskun e Donetskut si dhe në gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Kështu ka deklaruar kreu i Inteligjencës ruse në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës, Kiril Budanov, raporton agjencia ukrainase Ukrinform, transmeton Gazeta Express.

“Ofensiva ka ngecur. Në fakt, nuk ka burime dhe forca të mjaftueshme për të vazhduar ofensivën. Tani ka një furnizim të njësive të reja, absolutisht nga e gjithë Rusia, një i ashtuquajtur mobilizim i fshehtë i Republikës së Krimesë”, tha ai.

Poashtu sipas tij Rusia është duke transferuar njësitet e reja nga distriktet ushtarake të lindjes.

“Shumë njësi janë shkatërruar në këtë fazë dhe rezervistët po përdoren për të rikuperuar humbjet. Poashtu rigruprimi po ndodhë në pjesë të ndryshme të Rusisë”, ka thënë ai.

 

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...