Forcat policore mbyllën në Brazil punëtorinë që prodhonte Ferrari dhe Lamborghini të rrejshëm

PUBLIKUAR

Babë e birë akuzohen se ofronin në rrjetet sociale, vetura nga 40 mijë deri në 55 mijë euro – sa gjysma e çmimit, të këtyre veturave origjinale.

Punëtoria klandestine në Brazil, që prodhonte Ferrari dhe Lamborghini të rrejshëm, është mbyllur nga forcat policore, transmeton Telegrafi.

Të dyshuarit janë babë e bir, që u arrestuan në shtetin jugor Santa Catarina, nën akuzën për keqpërdorim të pronës individuale, për krijimin e të mirave të paligjshme.

Zyrtarët policorë nuk kanë bërë të ditur, se cilat pjesë të veturave ndërtoheshin aty, ndërsa janë shpërndarë fotografi, që tregonin konstruktet e jashtme të veturave, përfshirë edhe logo dhe aksesorë me shenjat e këtyre makinave.

Kjo bastisje policore, është përcjellë me ankesa nga kompanitë italiane.

Në këtë bastisje janë konfiskuar tetë makina pjesërisht të përfunduara, derisa janë duke u bërë hetime, se si janë krijuar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...