Forcat kurde ia shkaktojnë edhe një disfatë serioze ISIS’it në Siri

PUBLIKUAR

Forcat kryesore kurde në Siri njoftuan sot përfundimin e betejës së tyre kundër grupit Shteti Islamik (ISIS) në provincën e Deir Ezzor, duke garantuar se kanë larguar xhihadistët nga zona e operacioneve.

Dikur një prej bastioneve kryesore të ISIS-it në Siri, kjo provincë e pasur me naftë është shënjestruar që prej verës nga dy ofensiva të ndryshme, një e zhvilluar nga Forcat Demokratike Siriane (FDS), e dominuar nga Kurdët dhe e mbështetur nga Uashingtoni, tjetra nga ushtria siriane dhe e mbështetur nga Rusia.

Zona e operacioneve të FDS-së, e dominuiar nga Njësitë e Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG), ndodhej në lindje të Eufratit, lum që ndan provincën e Deir Ezzor në dy, përcjell Atsh.

Nga ana tjetër, ushtria siriane vazhdon të luftojë kundër një grupimi të vogël xhihadistësh në pjesën perëndimore të lumit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...