Forcat irakiane kanë përparuar në një qark të Mosulit, duke hedhur një hap të rëndësishëm në marrjen e kontrollit të lindjes së qytetit nga grupi militant Shteti Islamik (ISIS).
Zëdhënësi i ushtrisë irakiane, Sabah al-Numan ka deklaruar se në qarkun Shurta të Mosulit, janë zhvilluar luftime të ashpra, transmeton Gazeta Express.
“Ne kemi hyrë në qarkun por pas disa minutash militantët kanë filluar sulmet. Por në fund të ditës, ne arritëm të bëjmë progres”, ka thënë ai.
Qarku Shurta gjendet në lindje të bregut të lumit Tigër, zonë të cilën forcat irakiane mëtojnë ta marrin shumë shpejt nën kontroll.
Forcat irakiane kanë rimarrë nën kontroll pjesën më të madhe të lindjes së Mosulit.
Fushata për çlirimin e Mosulit nga ISIS, që ka nisur tre muaj më parë po mbështetet nga fushata ajrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Express/


