Forcat irakiane arrestojnë pesë liderë të ISIS-it

PUBLIKUAR

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara thotë se forcat irakiane, në koordinimin me forcat siriane që mbështeten nga SHBA-ja, kanë arrestuar pesë zyrtarë të lartë grupit militant, Shteti Islamik (ISIS).

Në një deklaratë të publikuar sot, zëdhënësi i koalicionit, koloneli Ryan Dillon i ka quajtur këto arrestime si “goditja e madhe ndaj Daesh-it”, duke iu referuar grupit ekstremist me akronimin arab.

Militantët e IS-it nuk kanë më nën kontroll pjesë të rëndësishme brenda Irakut, por vazhdojnë të kenë nën kontroll disa territore brenda Sirisë, që gjenden përgjatë kufirit irakian.

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja mbështetë forcat irakiane në terren dhe luftëtarët sirianë, të njohur si Forcat Demokratike Siriane, në luftën e tyre kundër IS-it.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shkruar në Twitter, ku ka thënë se të arrestuarit janë liderët “më të kërkuar” të IS-it.

Në deklaratën e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, nuk janë bërë publik emrat e personave të arrestuar. /rel/.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...