Forcat e Assadit nuk e përballojnë sulmin – ja si i braktisin pozicionet e tyre (Video)

PUBLIKUAR

Aktivistët nga Aleppo njoftojnë se forcat që luftojnë në anën e presidentit sirian Bashar al-Asad, përfshirë ushtrinë siriane arabe dhe milicinë Liwa al-Quds, kanë pasur një kundërsulm të dështuar ndaj rebelëve nga grupi Jaish al-Fateh në Hundarat, dhjetë kilometra nga Aleppo .

Videoja e publikuar nga lëvizja Noureddine al-Zanki, përcjell Telegrafi, shfaq luftimet mes dy palëve në Hundaratu.

Në video shfaqen anëtarët e Liwa al-Kudsit dhe luftëtarë të tjerë pro-qeveritarë të cilët largohen nga zona.

Deri te luftimet Hundaratu ka ardhur vetëm disa orë pas përfundimit të një armëpushimi 48 orësh në Aleppo, e cila u pasua nga një seri e sulmeve ajrore në pjesë të ndryshme të qytetit.

Dështimi i forcave të regjimit në Hundaratu ka ndodhur pas humbjeve të fundit në luftën me koalicionin Jaish al-Fatihut në periferinë jugperëndimore të Aleppo. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Uran Ismaili për raportim në Komision: Nuk po kërkojmë të thërrasim Kurtin, por ministrin e Shëndetësisë

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Uran Ismaili, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të...

Arrestohen tre persona, Policia: Me forcë i grabitën para e një telefon shtetases së huaj në Pejë

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë hyrë në banesën e një shtetasejse...

Kërcënohet ish- gazetarja dhe aktivistja feministe Anita Nikaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK)...