Forca speciale policore në Abu Dhabi pajiset me hiper-makinën e 3.4 milionë dollarëve (Video)

PUBLIKUAR

Deri më tani, Dubai ishte më i njohuri për vetura të shtrenjta, me të cilat mbron rendin

Veturat ekzotike, që përdoren nga forcat special policore, nuk janë të rralla, transmeton Telegrafi. Në Japoni, policia ndjekë keqbërësit me Nissan GT-R, policia në Itali përdorin Lamborghini Huracan, derisa në Dubai ndjekja bëhet edhe me Bugatti Veyron.

Së fundmi, një tjetër hiper-makinë është bërë mjeti mbrojtës për forcat policor, që është W Motors Lykan HyperSport. Kjo është hiper-makina e parë që i bashkëngjitet forcave mbrojtëse në Lindjen e Mesme, teksa do të shfrytëzohet për nevojave të policisë special në Abu Dhabi.

Makinën e fuqishme, që ka arritur në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe më 2015, nuk pranonin ta merrnin në përdorim zyrtarët shtetëror. Kjo nuk ishte për faktin se kushton 3.4 milionë dollar, por për shkak të stafit të trajnuar që vozitë këtë makinë, e cila shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë e zë për 2.8 sekonda.

Me shpejtësi makimale prej 395 kilometrave në orë, W Motors Lykn SyperSport, është hiper-makina më e shpejtë ndonjëherë që i bashkohet forcave policore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...