Foda jep një lajm shqetësues për Kosovën: Dellova në dyshim për ndeshjen me Slloveninë

PUBLIKUAR

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjet kualifikuese gjatë kësaj jave.

“Dardanët”, do të nisin me Slloveninë në “Fadil Vokrri”, më pas do të udhëtojnë drejt Suedisë pas 3 ditësh.

Në konferencën për shtyp, Franco Foda njoftoi për një mungesë potenciale të lojtarit Lumbardh Dellova.

“Pesë futbollistë mungojnë te ekipi kombëtar në këtë grumbullim: kapiteni Amir Rrahmani, Leart Paqarada, Florent Hadërgjonaj, Vesel Demaku dhe Baton Zabërgja. Me ekipin është grumbulluar Dellova, por gjendja e tij shëndetësore do të mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim”, deklaroi Foda./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Trepça e fillon sonte eksperiencën e re në grupe të FIBA Europe Cup

Kampionia e Kosovës, Trepça sonte do ta nisë rrugëtimin në edicionin e ri të...

Kylian Mbappe e përkrahë Lamine Yamalin: Mendoj se duhet ta lënë rehat

Në muajt e fundit, superylli i Barcelonës, Lamine Yamal ka tërhequr shumë kritika shkaku...

Luis Suarez në mesin e legjendave, 600 gola në karrierë: Nëse ju them se i ëndërroja, ju gënjej

Luis Suarez e ka arritur shifrën e 600 golave në karrierë. Të shtunën mbrëma uruguaiani...