Fobitë më të zakonshme dhe nga çka shkaktohen ato

PUBLIKUAR

Në vitin 2014, ‘YouGov’ i kishte anketuar 2.088 persona në Mbretërinë e Bashkuar rreth fobive më të zakonshme të tyre.

Rezultatet kishin zbuluar se lartësitë dhe gjarpërinjtë dominojnë në listën e gjërave më të frikshme për britanikët, transmeton Telegrafi.

Përveç këtyre dyjave, edhe fjalimet publike, merimangat, mbyllja në vende të vogla, minjtë, gjilpërat, fluturimet, turmat e njerëzve, errësira, gjaku dhe qentë kishin qenë në listën e gjërave nga të cilat kanë frikë britanikët.

Por, nga vijnë fobitë?

Frika nga lartësitë

IFL Science ka gjetur një hulumtim i cili sugjeron se njerëzit të cilët i kanë frikë lartësitë janë më të prirë ta mbivlerësojnë distancën vertikale.

Pasi që njerëzit vdesin nëse bien nga lartësi të mëdha, ka kuptim që shumica prej nesh i kemi frikë lartësitë.

Frika nga gjarpërinjtë

Mendohet se – pasi që frika nga gjarpërinjtë na shoqëron thuajse qysh nga lindja – kjo fobi është e mësuar evolucionarisht si reagim ndaj krijesave vdekjeprurëse.

Por, kjo ndoshta është paksa e pakuptimtë kur marrim parasysh se shumica e gjarpërinjve nuk janë helmues, ndërsa e njëjta aplikohet edhe te merimangat të cilat nuk e rrezikojnë aspak jetën e njeriut.

Fjalimet para publikut

Frika e tillë njihet si glosofobi, ndërsa është mjaft e zakonshme ku afër 20 për qind e të anketuarve e kishin pranuar se e kanë këtë fobi.

Besohet se shqetësimet e shkaktuara nga mbajtja e fjalimeve para publikut mund të ndërlidhen me eksperiencat traumatike apo ngjarjet e ndryshme gjatë fëmijërisë apo adoleshencës.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...