Flynn urdhërohet t’i dorëzojë dokumentet

PUBLIKUAR

Një panel i Senatit amerikan, që po heton ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016, ka bërë një kërkesë të rrallë zyrtare të dokumenteve nga Michael Flynn, ish-këshilltar për siguri kombëtare i presidentit Donald Trump.

Komiteti i Inteligjencës i Senatit tha se Flynn është urdhëruar të dorëzojë dokumentet, pasi nuk ka bashkëpunuar vullnetarisht me hetimin.

Flynn është detyruar të japë dorëheqje në shkurt, pasi nuk ka zbuluar përmbajtjen e bisedimeve të tij me diplomatët rusë.

Një ish-zyrtare e Departamentit amerikan të Drejtësisë, Sally Yates, tha këtë javë se ka paralajmëruar Shtëpinë e Bardhë qysh në muajin janar, se Flynn është në rrezik për t’u shantazhuar nga Rusia.

Presidenti Trump vazhdimisht ka mohuar ndonjë bashkëpunim midis ndihmësve të tij dhe Rusisë.

Ai ka akuzuar mediat dhe kundërshtarët politikë se bëjnë përpjekje të dëmtojnë presidencën e tij me “lajme të rreme”. /rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...