Fluturakja elektrike Alia, realizon fluturimin e gjatë prej 2.258 kilometra

PUBLIKUAR

Fluturakja elektrike Alia, që e ka prodhuar kompania Beta Technologies, ka kryer një fluturim në një distancë prej 2.258 kilometra.

Alia ka fluturuar nga aeroporti ndërkombëtar Plattsburg në New York, e destinacioni final ishte Bentonville në Arkansas, transmeton Telegrafi.

Gjatë fluturimit ka pasur disa aterime, kurse tërë udhëtimi ishte 2.258 kilometra distancë. Ky test është kryer nga 23 deri më 30 maj.

Fluturimi ka ndërruar pasqyrën për fluturaket elektrike, pasi ato nuk kanë për fokus vetëm shërbimet e taksive, por edhe ato për udhëtime të gjata.

Ajo çfarë e bënë këtë fluturake të veqantë është rrjeti mbresëlënës për mbushje. Kompania Beta dizajnoi rrjetin e mbushësve që prezanton themelet e transportit elektrik.

Mbushësit janë të sigurtë dhe të shpejtë dhe mund të mbushin fluturaket qoftë në tokë apo në ajër. Mund të integrohen në infrastrukturën ekzistuese transportuese në cilindo ambient.

Aktualisht ekzistojnë 60 lokacione që janë funksionale apo në ndërtim e sipër. Mbushësit mund të vendosen si instalime të pavarura apo të integrohen në qendrën e distribuimit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...