Për 10 vite më radhë ai mblodhi qindarkat që gjente në rrugët e qytetit dhe në fund ia dorëzoi një shoqate jofitimprurëse, që kishte në fokus shpëtimin dhe kujdesen e maceve të braktisura. Kjo është historia e një 69-vjeçari nga Florida i Shteteve të Bashkuara.
Rik Snaider (Rick Snyder), zgjohej çdo ditë në 4 të mëngjesit për të mbledhur monedhat në rrugë, tek lokalet, lavazhet, e të tjerë. Ai i fuste qindarkat në kavanoz dhe për 10 vite mbushi 152 të tillë. Gjatë javës i moshuari shëtiste rreth 77 km, për të mbledhur mesatarisht 5.60 dollarë në ditë. Në total ka mbledhur 21.495 dollarë, të cilat peshojnë rreth 1 ton.
Pas 10 vitesh, ai iu drejtua qendrës jofitimprurëse, për ndihmën e maceve, për të dorëzuar të gjitha paratë që kishte grumbulluar. ” Unë i kam dashur gjithmonë kafshët. Jam kujdesur për vite të tëra dhe kështu që mora vendimin të mbledh qindarkat e hedhura nga njerëzit, për të ndihmuar këto kafshë. Është vetëm një qindarkë.
Të gjithë bezdisen tek i shikojnë ato nëpër xhepa, makina dhe në rrugë, ku askush nuk guxon që t’i mbledhë sepse nuk kanë vlerë. Por nëse ato grumbullohen, në fund arrihet të sigurohet një shifër e konsiderueshme” është shprehur Snaider.



