Flokët e lagur mund të shkaktojnë migrenën dhe paralizën e fytyrës

PUBLIKUAR

Flokët e lagur ashtu siç mund të ndikojnë në shfaqjen e migrenës mund të shkaktojnë infeksione dhe sinusitin. Këto janë sëmundje të cilat shkaktojnë lodhje dhe duhet të kurohen.

Dalja jashtë gjatë ditëve të ftohta në një mot me erë pa i tharë flokët, mund të shkaktojë probleme serioze si migrenë, ftohje dhe paralizë të fytyrës.

Edhe fjetja me flokë të lagur pas banjës në darkë është aq e rrezikshme sa të dalësh me flokë të lagur përjashta.

Gjatë krizave të migrenës të sëmurët shqetësohen nga drita, zhurma dhe aromat. Mos-tharja e flokëve, shëtitja me flokë të lagur edhe nëse bëhet rrallë, mund të jetë fillimi i një migrene.

Të sëmurët që e dallojnë një gjendje të tillë duhet t’i thajnë mirë flokët pas banjës, të mos shëtisin me flokë të lagur pas dushit, transmeton Telegrafi.

Getty Images

Shëtitja përjashta me flokë të lagur në kohë të ftohtë dhe me erë, të fjeturit me flokë të lagur, qëndrimi para kondicionerit apo para një vendi ku ka korrent mund të shkaktojë dhe pasoja të tjera serioze si paralizë fytyre.

Këshillë: Thajini flokët pas banjës edhe nëse jeni në shtëpi. Nëse ju duhet të dilni menjëherë përjashta, mbulojeni mirë kokën dhe veshët me një kapuç ose shall. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...