Flet shqiptari që menaxhon 11 restorante në Rusi: Njerëzit janë lodhur

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Rufi Shabani është një mastershef dhe menaxher shqiptar që ka fituar dy çmime të para në kampionatin e picave në Bullgari. Ai jeton prej 12 vitesh në Rusi dhe menaxhon 11 restorante. Kjo ka bërë që të përballet edhe me situatën e luftës, e cila sipas tij, i ka lodhur njerëzit dhe mundohen të shohin punët e veta.

“Po çmimi i parë ishte për pica romana, ndërsa për çmimin e dytë ishte për pica napoletana. Unë jam nga një fshat nga rrethina e Tetovës dhe i kam mësuar si të gjithë rinia. Ne jemi tre vëllezër dhe merremi me gatim.

Unë për herë të parë jam larguar nga vendlindja kur i hoqën vizat Maqedonisë, kalova një vit në Gjermani, u ktheva sërish në Maqedoni, më tej shkova në Moskë.

Kishte nevojë pronari për të kontrolluar restorantet, pasi po hapte shumë të tillë. Në fillim kanë qenë shumë të vështira, pasi gjuha ruse është shumë e vështirë, por dalëngadalë mësova.

Situta e luftës ka ndikuar shumë, pasi ka ndikuar në të gjithë Europën. Po rusët nuk e diskutojnë shumë se janë mësuar me luftërat. Njerëzit janë lodhur dhe mundohen gjithë secili të shoh punët e veta”, u shpreh Rufi./abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...