Flet Imri Ahmeti: Gara me muzikë më tonë të lartë është e patolerueshme

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot gjatë ditës ka marr vendim për ndalimin e zërit të muzikës në lokalet pas orës 22:00 ka bërë të ditur Komuna e Lipjanit.

Po ashtu bëhet e ditur se sot janë marre dy vendime për të kthyer rendin dhe rregullin në shesh, njëri vendim lidhur me  ndalimin e muzikës dhe shitësve ambulant

Kryetari Imri Ahmeti tha për LipjaniNews se sheshi nuk duhet të shendrrohet në treg të shitësve ambulant, as në treg të produkteve ushqimore, as të lojërave për fëmijë.

“Në shesh nuk duhet të dominoj muzika e zhurma e tepërt që po shndërrohet në pengës të jetës normale të qytetareve lipjanas. Gara me muzikë më tonë të lart është e patolerueshme.  As bizneset dhe lokalet hoteliere nuk duhet të shfrytëzojnë hapësirat publike jashtë kornizës ligjore”, është shprehur Ahmeti.

Duhet bashkë të ruajmë dhe kultivojmë një ambient të qetë në shesh duke mos e degraduar jashtë dedikimit të tij, thotë Kryetari Ahmeti.

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...