Flaka Krelani pozon sërish për një revistë amerikane, duket provokuese në kopertinën e “Surreal”

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, ka tash e sa kohë që është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka shkuar atjem e qëllim për të ndjekur ëndrrën amerikane, teksa ka filluar të krijojë rrjetin e saj të njohjeve atje.

Flaka së fundmi ka pozuar sërish për kopertinë e një reviste njujorkeze, të titulluar “Surreal”.

 

Këngëtarja me prejardhje nga Gjakova është shfaqur mjaft provokuese dhe tërheqëse në kopertinën e revistës, duke u shfaqur ‘topless’.

Ajo kishte një palë të brendshme të zeza në pjesën e poshtme, shoqëruar me një sako të zezë sipër, pa veshur fare reçipeta.

Fustani transparent prej rrjeteve dhe flokët e zeza të kapura lart, ishin detaji që e bënin edhe më interesant këtë kopertinë.

Krelani përndryshe edhe më parë ka pozuar për një revistë amerikane, të quajtur “My New York”, ndërsa ende nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor që nga shkuarja e saj në Amerikë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...

Lela dhe Leo konfirmojnë ri-bashkimin përmes videos

Lela dhe Leo duket se i kanë dhënë një mundësi tjetër lidhjes së tyre. Çifti...