Fjolla Morinës iu rrit vajza.
Këngëtarja kosovare e cila ka një vit që ka probleme me drejtësinë, sot ka përjetuar një moment të lumtur, shkruan lajmi.net.
Ajo ka përcjellë vajzën e saj Ledianën për maturë, ku për dukjen e saj u përkujdesën Sellma dhe Kaci.

Me një fustan të kaltër, frizurë e grim të pastër, duart e dy grimerëve profesionistë bën që Lediana të shkëlqejë në mbrëmjen e maturës.
“Kukulla e mamit”, ka shkruar Fjolla teksa na prezanton me Ledianën e bukur.
Rikujtojmë se Fjolla Morina muaj më parë është martuar me biznismenin Fisnik Syla./Lajmi.net/


