Fjalët e para të Lukakut si lojtar i Chelseas

PUBLIKUAR

Romelu Lukaku edhe zyrtarisht është futbollist i Chelseat.

Pas dy sezoneve të suksesshme në Itali, ku shënoi 64 gola në 95 paraqitje me Interin, Lukaku është rikthyer në Angli te Chelsea.

Ka qenë një udhëtim i gjatë për mua. Erdha këtu kur isha ende një fëmijë që kishte shumë për të mësuar dhe tani rikthehem me shumë eksperiencë dhe shumë më i pjekur. Marrëdhënia që kam me këtë klub është shumë domethënëse për mua. E kam mbështetur Chelsean që fëmijë dhe është një ndjenjë e jashtëzakonshme që të rikthehem dhe të provoj të ndihmoj skuadrën të fitojë edhe më shumë tituj”, deklaroi Lukaku.

Unë mendoj se kjo mundësi më erdhi në kohën e duhur dhe uroj që të fitojmë sa më shumë së bashku. Ambiciet e klubit përputhen plotësisht me ato të miat, pasi jam 28 vjeç dhe sapo kam fituar Serinë A. Që kur lashë Chelsea-n, kam kaluar shumë ulje-ngritje, por tani vij me shumë më tepër eksperiencë dhe mezi pres të ndihmoj skuadrën në fushën e lojës”, u shpreh belgu. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...