Fituesi i lotarisë ndan 50 milionë euro për bamirësi

PUBLIKUAR

auto_eurooo1412318869

Një francez, fitues i lotarisë evropiane “EuroMillions”, ka vendosur që nja 50 milionë euro nga premia prej 72 milionësh t’ua ndajë nja dhjetë shoqatave bamirëse. Përveç vendbanimit, Haute-Garonne, emri i fituesit nuk është zbuluar.

Lojtari e kishte fituar xhek-potin në xhiron e 31 janarit. Vlera e saktë ishte 72.149.579 euro, që është shuma e shtatë për nga madhësia e fituar nga një francez, që nga krijimi i lotarisë evropiane në shkurt 2004.

Operatori kombëtar francez i lojërave të fatit “Français des Jeux”, ka treguar se fituesi është i vetëm, nuk ka fëmijë dhe se ka vendosur që këtë donacion ta bëjë pa publicitet dhe në mënyrë anonime.

Ka pasur edhe fitues të tjerë të lotarisë që një pjesë të parave të fituara e kanë dhënë për bamirësi, por asnjë deri më tani nuk ka qenë kaq dorëlirë.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...