Fitorja e Trumpit shihet si revolucion nga anti-islamistët evropianë

PUBLIKUAR

Për fitoren e papritur të Trumpit kanë reaguar presidenti francez Hollande dhe kancelarja gjermane Merkel me deklarata të ftohta, ndërsa kryeministrja britanike Theresa May e ka uruar Trumpin për fitore, së bashku me udhëheqësen e partisë së djathtë franceze, Marine Le Pen

Lideri i Partisë holandeze për Liri, Geert Wilders, e ka quajtur fitoren e Trumpit në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe votimin e Brexit si “Pranverë Patriotike”, duke thirrur për një revolucion në Evropë, transmeton Express.

Politikani holandez që njihet për qëndrimet anti-islame ka thënë se në fakt fitorja e Trumpit – që shihet si shokuese – është fitore historike dhe sjellë revolucion në botën moderne.

“Njerëzit po e rikthejnë vendin e tyre dhe kështu do të veprojmë edhe ne”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Wilders ka thënë se Amerika ka rikthyer sovranitetin dhe identitetin e saj – ata kanë rikthyer demokracinë e tyre dhe sipas tij, kjo paraqet revolucion.

Për fitoren e papritur të Trumpit kanë reaguar presidenti francez Hollande dhe kancelarja gjermane Merkel me deklarata të ftohta, ndërsa kryeministrja britanike Theresa May e ka uruar Trumpin për fitore, së bashku me udhëheqësen e partisë së djathtë franceze, Marine Le Pen. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...