Fitorja e Milanit ndaj Juventusit mund ta vendos të ardhmen e Donnarummas

PUBLIKUAR

E ardhmja e Gianluigi Donnarummas mbetet e paqartë, por fitorja e Milanit ndaj Juventusit mund ta determinojë të ardhmen e portierit.

Kontrata e 22-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni dhe Juventusi është i interesuar për shërbimet e tij si lojtar i lirë.

Sidoqoftë, Donnarumma dëshiron të luajë në Champions League edicionin e ardhshëm pasi që ende nuk ka luajtur në garën më prestigjioze në Evropë deri tani në karrierën e tij.

Përfundimi në top-4ashe  i Milanit është një prej kushteve për Donnarummën që ta zgjasë kontratën e tij.

Fitorja e Milanit ndaj Juventusit mbrëmë mund të jetë decizive për të ardhmen e reprezentuesit të Italisë.

Juventusi momentalisht gjendet në vendin e pestë, jashtë vendeve që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Nëse Rossonerët i fitojnë dy ndeshjet e ardhshme ndaj Torinos dhe Cagliarit, do të kualifikohen në Champions League për herë të parë që nga viti 2013.

Milannews raporton se nëse kuqezinjtkuqezinjtë përfundojnë në top-4she, gjasat që Donnarumma të qëndrojë në klub do të rriteshin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...