Filmohet një mini-tornado në Lipjan |PAMJE

PUBLIKUAR

Moti ditëve në vendin tonë është jostabil, ndërsa kjo ka shkaktuar edhe një mini-tornado në rajonin e Lipjanit, transmeton Gazeta Metro.


Këtë e dëshmojnë edhe pamjet te dërguara nga Diti Shatri.

Tornadot janë karakteristikë e klimës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat shpesh prekin edhe Tokën duke shkaktuar dëme materiale dhe në njerëz.

Ndërsa në Evropë ku përfshihet edhe rajoni ynë, tornadot ndodhin vetëm në shtresat e larta atmosferike, rrallë dhe nuk prekin Tokën me disa përjashtime shumë të rralla.

Mini-tornadot janë regjistruar edhe më parë në Kosovë, kur atmosfera ka qenë jashtëzakonisht e paqëndrueshme.

Ndryshe mot i tillë do të vazhdojë deri të enjten, kur pritet përmirësim gradual i motit./gazetametro.net

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...