Filmohet gjatë procesit të testimit, Ford Mustang Shelby GT500 (Video)

PUBLIKUAR

Në Miçigan të Shteteve të Bashkuara, është filmuar Mustang Shelby GT500 derisa po vozitej me një pjesë të kamufluar.

Makina që pritet të lansohet më 2018, ka qenë duke bërë xhiro në bazën kryesore të Ford, kur është filmuar nga spiunët e Autocar, transmeton Telegrafi.

Ky prototip që është përshkruar si ‘bishë e lavdishme’, e ka pasur të mbuluar pjesën e përparme, duke mos dhënë mundësi të kuptohet për hapësirat e ajrit që do t’i ketë. Në anën tjetër, krahu i vënë në pjesën e prapme përngjanë shumë me atë që ndodhet te GT350R.

Në bazë të zhurmës që lëshon, kjo veturë pritet t’i ketë rreth 800-kuaj fuqi. Gjithnjë sipas ekspertëve, makina pritet të ketë motor V8 dhe të jetë shumë e shpejtë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...