FILMI ‘IN SILENCE’, FITUES I TRI ÇMIMEVE “HYJNESHA NË FRON”

PUBLIKUAR

20141122124009442620

Festivali pesëditor i filmit ‘Fest Film Kosova Hyjnesha në Fron’ është përmbyllur në atmosferë spektakulare dhe në prezencën e qindra mysafirëve dhe spektatorëve nga vendi, rajoni e bota.

 

Nga filmat e metrazhit të gjatë, juria në përbërje të Enver Petrovcit, Moni Damevskit dhe Alfred Trebicka kanë shpallur çmimet e fituesve.

Filmi nga Çekia ‘In Silence’, i regjisorit Zdenek Jirasky ka fituar tri çmime: ‘Filmi më i Mirë i Festivalit’, pastaj ‘Regjia më e Mirë’ si dhe ‘Skenari më i Mirë’.

Çmimin ‘Roli Kryesor – Aktorja më e Mirë’ e ka fituar Njomëza Fetiu për rolin e saj në filmin ‘Babai im’, kurse Çmimin ‘Roli Kryesor – Aktori më i Mirë’, e ka fituar Simon Berger, që luajti rolin kryesor në filmin e regjisorit suedez, Mikael Marcimain, ‘Call Girl’ .

Nga filmat e metrazhit të shkurtër , Çmimin ‘Filmi më i Mirë’ iu nda filmit të regjisores Una Gunjak, ‘The Chicken’.

Çmimi ‘Kinemaja e së Ardhmes’, iu nda filmit kosovar ‘Pandora’ , film ky i realizuar nga Arlinda Morina, kurse ‘Çmimin Special’ e fitoi filmi nga Shqipëria ‘Vrasësit’ , i regjisorit Ergys Meta.

Fest Film Kosova ‘Hyjnesha në Fron’ ka ndarë edhe Çmimin Special për Vepër Jetësore’, i cili sivjet iu nda aktores nga Shqipëria, Marjeta Larja.

Gjatë Festivalit ndërkombëtar të filmit ‘Hyjnesha në Fron’ janë shfaqur 16 filma të metrazhit të shkurtër dhe 5 të metrazhit të gjatë.

Festivali pesëditor është mbajtur në Stacionin Hekurudhor në Fushë Kosovë, ku për herë të parë filmat janë shfaqur edhe në tren, e jo vetëm në ambiente klasike siç janë sallat e teatrove apo sallat kinematografike.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...