Në edicionin e pestë të festivalit Anibar do të shfaqet edhe një film i animuar shqiptar që është i punuar nga regjisori i animacionit Gjon Marku.
Filmi i cili titullohet ‘Plisi’ shtjellon historinë e një plaku shqiptar që jeton në NY dhe i cili nuk e heqë asnjëherë plisin nga koka. Pasi që zgjohet nga një ëndërr e keqe ku ai shndërrohet në një krijesë të çuditshme pasi era i heq plisin nga koka, ai vendos t’i tregoj nipave të tij për rendësin e plisit që ai mban.
Gjon Marku është shqiptar nga Kosova, i lindur në Zagreb. Diplomoi ne Akademinë e Filmit ne Beograd dhe punoi si animator në TV Prishtina. Aty ai realizoi disa filma të animuar dhe animacione për emisioneve për fëmijë në TVP.
Në 1993 shkoi në Kanada, ku punoi si dizajner grafik, illustrator, animator. Është regjisor i filmave të shkurtë “I Learned to Play Guitar” për “The National Film Board of Canada”
Ky film me regji të Gjon Markut është realizuar me subvencionimin e Qendrës kinematografike të Kosovës. Aktor të zërit janë Luan Jaha, And Halili dhe Art Halili./Telegrafi/