Filluan xhirimet e dokumentarit “Kronikat e betejës së fundit të shekullit XX”

PUBLIKUAR

Dokumentari “Kronika e betejës së fundit të shekullit XX” me regji dhe skenar të Dardan Islamit dhe producent Dardan Islami & Alush Gashi ka filluar xhirimet të premten, 24 tetor.

“Kronika e betejës…” trajton historinë e një refugjati i cili vendos të kthehet në vendin e tij të lindjes, në Kosovë për të luftuar në betejën kundër ushtrisë serbe në vitin 1999. Tre muaj që ai kaloi në Kosharë, në një nga pikat kryesore të luftës, është pjesë e kronikave të filmit. Historia shërben si sfond për tregimet paralele që kanë ndodhur në atë kohë, duke përfshirë bombardimet e NATO-s dhe tregimet e refugjatëve. Në fund të fundit, kjo është një përpjekje për të dekonstruktuar dhe shpjeguar rrëmujën e luftës me kompleksitetin e saj.

Dokumentari është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është produksion i shtëpisë filmike “INIT”, premiera e tij pritet të jepet në vitin 2015./zeri/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...