Filluan “ Ditët e Diasporës” në Komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

Untitledhk

Me datën 13 gusht, në kafe bar “ Chez Pub” në sheshin “ Adem Jashari” në Lipjan, është hapur ekspozita e piktores” Emine Rexhiqi me temë “ Kohë dhe Rrugëtim”.  (Ekspozita do të qëndroi e hapur deri me 16 gusht).
Në këtë rast, Nënkryetari i Komunës së Lipjanit – Fitim Selimi, ka thënë se Komuna, po ofron mundësi për kulturë, për njerëz që e duan artin.  Selimi gjithashtu ka thënë se kjo ditë është përmbushje e vullnetit për gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit.
“ Ndjehem mirë që sado pak, po ofrojmë diçka për bashkatdhetarët tanë, të cilët me siguri do t’iu shpaguhet gjithë ai mund, dhe ajo pritje që kanë pas, me rastin kur ata ishin kontribuues që vendi të ketë lirin e saj, shtetësinë e saj”, ka thënë nënkryetari Selimi, derisa po uronte piktoren Emina Rexhiqin për ekspozitën e saj.

Ndërsa piktorja- Emina Rexhiqi, ka falënderuar të pranishmit duke thënë se ëndërr e saj tridhjetëvjeçare ka qenë të jetë prezente në qytetin e lindjes.

“ Ëndërr tridhjetëvjeçare ka qenë kjo e sotmja, ta ndajë me ju krijimtarinë time artistike” , ka thënë piktorja Rexhiqi, duke shtuar se kjo ekspozitë e hapur në Lipjan është e para, krahas ekspozitave që ka realizuar nëpër qytete të tjera të Kosovës.

Fjalë rasti pati edhe prof.dr.Hivzi Muharremi dhe përfaqësuesi nga Ministria e Diasporës, Adem Zhitopotoku./kklipjan

SHIKO MË SHUMË

Hoxha i fshatit Shalë të Lipjanit në paraburgim nën dyshimin për fajde dhe detyrim

Hoxha i fshatit Shalë të Lipjanit gjendet nën masën e paraburgimit. Kështu bëjnë të ditur...

Edhe PAI – Lipjan i bashkohet PDK-së

Shukri Buja njoftuar se ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës...

Shukri Buja prezanton projektin: Dy rrethrrotullime të reja dhe nënkalime moderne për hyrje të sigurta në Lipjan

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka prezantuar një...