Fillon testimi për vaksinën e parë të krijuar nga inteligjenca artificiale

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Vaksina e gripit plotësisht e dizajnuar nga inteligjenca artificiale po testohet te njerëzit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo u zhvillua nga universiteti australian ”Flanders”, i cili në një deklaratë kujton se si është hera e parë që një ilaç i zhvilluar nga një algoritëm arrin në eksperimentimin njerëzor.

”Nuk është hera e parë që kompjuterat ndihmojnë në dizajnimin e terapisë”, shpjegon Nikolai Petrovski në faqen e internetit të ”Business Insider Australia”, por në këtë rast dizajni i tërë iu besua një programi të bazuar në inteligjencën artificiale të quajtur Sam, përcjell Atsh.

“Së pari ne i treguam programit një seri përbërësish që aktivizojnë sistemin imunitar të njeriut dhe të tjerët që nuk e aktivizojnë atë, për të bërë dallimin mes një ilaçi që funksionon dhe jo. Pastaj krijuam një program të quajtur ‘kimisti sintetik’, i cili krijoi mijëra miliarda kombinacione kimike të ndryshme, që ne i analizuam me programin Sam për të gjetur se çfarë mund të ishte ilaçi më i mirë”, theksoi  Petrovski.

“Kjo përfaqëson fillimin e një epoke të re, ku inteligjenca artificiale do të luajë një rol në rritje në zhvillimin e ilaçeve”, shtoi ai.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...