Fillon prodhimi i BMW i4, bateria ngarkohet për gjashtë minuta dhe përshkon 100 kilometra

PUBLIKUAR

Tani erdhi koha. BMW edhe zyrtarisht njoftoi për prodhimin e makinës së saj elektrike i4.

Disa të dhëna tashmë kishin dalë disa ditë më parë, por tani janë konfirmuar kryesisht, transmeton Telegrafi.

Motori elektrik i BMW i4 jep 390 kW ose 530 kf, që është gati në të njëjtin nivel si një BMW V8 aktualisht.

Shpejtësinë 100 km/orë, BMW i4 e arrin për 4.0 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale prej mbi 200 km/orë.

Në fushën e studimit të baterive, grupi dëshiron të zhvillojë bateri edhe më efikase dhe më të lehta.

Tashmë për BMW i4 është arritur që bateritë e përdorura të kenë një numër më të madh qelizash për modul, një madhësi të zvogëluar të komponentit, një dizajn më kompakt dhe një fleksibilitet të rritur në lidhje me gjeometrinë e tyre.

BMW gjithashtu thotë se ka bërë përparime të mëdha në energjinë elektrike të saj.

I4 do të përdorë gjeneratën e pestë të paketës së baterisë/teknologjisë së motorit elektrik të BMW, të cilën kompania e ka përdorur ndër vite në i3.

Në mënyrë të veçantë, BMW thotë se është duke përdorur një konfigurim të një voltazhi më të lartë, të ngjashme me atë të që Porsche e ka në baterinë e Taycan. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...