Komuna e Lipjanit ka njoftuar se sot kanë filluar punimet për ndërtimin e shtratit të lumit në Konjuh.
“Komuna e Lipjanit si në shumë fshatra të tjera, edhe në fshatin Konjuh do të bëjë ndërtimin dhe rregullimin e shtratit të lumit. Ky projekt është investim nga Komuna e Lipjanit”, ka shkruar Komuna e Lipjanit.