Fillon ndërtimi i rrethërrotullimit tek udhëkryqi Lipjan-Magurë-Shtime

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti dhe Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku gjatë ditës së sotme po ashtu kanë bërë edhe inagurimin e fillimit te punimeve në ndërtimin e rrethërrotullimit tek udhëkryqi Lipjan – Magurë -Shtime.
Ky projekt u vlerësua si shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm nga Kryetari Ahmeti dhe Ministri Zharku për të gjithë ngasësit në këtë pjesë rruguore.

Siq njoftoi Komuna Lipjanit, Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku ka thënë se përpos këtij projekti janë në procedura të prokurimit për fillimin edhe të projekteve tjera infrastrukturore në Komunën e Lipjanit.
Ndërsa, Kryetari Imri Ahmeti në emër të të gjithë qytetarëve lipjanas ka falenderuar Ministrin Zharku për mbështetjen e tij në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në teritorin e Komunës së Lipjanit.

Këtë projekt do ta financoj Ministria e Infrastrukturës dhe do të kushtoj 242,310.27 euro.

SHIKO MË SHUMË

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...