Fillon kërkon falje për skandalin, thotë se s’tërhiqet nga gara presidenciale në Francë

PUBLIKUAR

Kandidati për president të Francës, konservatori Francois Fillon, e ka mbrojtur veten pas një skandal të së kaluarës, i cili përfshinë pagesa ndaj gruas së tij për punën e saj të cilën, sipas një raporti, ajo kurrë s’e kishte bërë.

Ai ka thënë se përkundër skandalit do të vazhdojë kandidaturën për president të vendit, transmeton Express.

Në një konferencë për media në Paris, Fillon, 62-vjeçar, i kërkoi falje Francës për atë që tha se ishte një gabim në vlerësim sa i përket punësimit të familjareve, edhe pse tha se gruaja e tij kishte punuar për 15 vite se asistente në Parlament.

Duke njoftuar se nuk do të largohet nga gara presidenciale, që do të mbahet në prill dhe maj, Fillon tha: “Një fushatë e re fillon këtë mbrëmje.”

“Unë jam kandidati i vetëm i cili mund të sjellë rimëkëmbje kombëtare,” ka thënë ai./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...