Fillojnë punën 33 punëkërkues në mirëmbajtjen e lokacioneve të Komunës së Lipjanit (FOTO)

PUBLIKUAR

Ka filluar realizimi i projektit “Punë Publike”, në të cilin janë angazhuar 33 për punëkërkues për punësim sezonal.
Komunën e Lipjanit në këtë projekt e ka ndihmuar Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, sipas marrëveshjes së nënshkruar ditë më parë.

Kryetari i Komunë së Lipjanit, Imri Ahmeti, këtë projekt të përbashkët me MPMS e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm, i cili projekt do të ndikojë sadopak në zbutjen e papunësisë së qytetarëve lipjanas, në të njejtën kohë ai ka theksuar se po bëhet një punë e mirë në mirëmbajtjen e rrugëve, lagjeve hapësirave publike në qendër të qytetit si dhe lokacioneve tjera në Komunën e Lipjanit, në mënyrë që të kemi një ambient të pastërt, të kemi hapësira të pastërta të gjelbërimit, që të kemi edhe një jetë sa më të shëndoshë si produkt i një ajri më të pastërt.

SHIKO MË SHUMË

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...

Përleshje mes dy të miturave në Lipjan – njëra përfundon në QKUK

Një rrahje mes dy vajzave të mitura ka ndodhur pasditen e së shtunës në...