Fillojnë porositë për Harley-Davidson tërësisht elektrik (Video)

PUBLIKUAR

Motoçikleta ka çmim më të lirë se një makinë elektrike

Ishte prezantuar para shumë kohë, me në fund Harley-Davidson e ka sjellë në treg motoçikletën LiveWire, transmeton Telegrafi.

CES 2019 ka qenë organizimi ku kompania 116-vjeçare, tregoi për çmimin, specifikat dhe filloi regjistrimin e porosive.

Megjithëse nuk është bërë e ditur shpejtësia maksimale, LiveWire arin për 3.5 sekonda prej qëndrimin të ndaluar deri në 100 kilometra në orë. Me mbushje prej 200 voltësh, ky Herley-Davidson mund të lëvizë për 180 kilometra nëpër zonë urbane.

Për ta blerë këtë motoçikletë, duhet paguar 29,799 dollarë, teksa duhet pritur deri në vjeshtën e vitit që vjen, kur nisin edhe dërgesat.

Me këtë çmim, LiveWire është pak më i lirë se Tesla Model 3 që kushton rreth 35 mijë dollarë, apo Chevy Bolt me 36 mijë dollarë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...