Fillohet trajnimi për gratë në fushën e hortikulturës në Komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

Në Komunën e Lipjanit, ka filluar trajnimi për gratë në fushën e hortikulturës, në kuadër të projektit “Mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit”.
E gjithë kjo  po realizohet në bashkëpunim me organizatën Kosova – Women 4 Women, ky projekt u bë i mundur pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit
nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, me qëllim fuqizimin ekonomik të grave, veçanërisht atyre të margjinalizuara.
Gjatë hapjes së trajnimit, Drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim, z. Valon Pacolli, theksoi se përkrahja me pajisje pune dhe trajnime ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e ndërmarrësisë dhe fuqizimin e gruas.
Ai shtoi se kjo përbën një mision të vazhdueshëm të nivelit lokal, pasi gruaja lipjanase konsiderohet si një shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik të komunës sonë.
Ky trajnim përfaqëson një hap konkret drejt rritjes së mundësive për punësim dhe vetëpunësim të grave, duke synuar përmirësimin e pozitës së tyre në tregun e punës dhe në ekonomi. Projekti mbështetet nga Komuna e Lipjanit dhe Agjencia Austriake për Zhvillim.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...