Fibrat në ushqim: Sa duhet të konsumojnë femrat dhe sa meshkujt?

PUBLIKUAR

Fibrat janë materie ushqyese të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin optimal

Fibrat janë të lidhura me rrezikun më të vogël nga sëmundjet e shumta kronike siç janë: sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2, tretja e ushqimit dhe obeziteti.

Kjo në masë të madhe i përshkruhet mënyrës në të cilën fibrat përkrahin bakteret e dobishme të zorrëve tuaja, të cilat kanë një ndikim të konsiderueshëm në shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Hulumtimet tregojnë që shumica e njerëzve, posaçërisht në shtetet e Perëndimit, hanë vetëm rreth gjysmën e fibrave minimale të rekomanduara ose rreth 15 gramë në ditë, shkruan Healthline, përcjell Telegrafi.

Llojet e fibrave

Ka dy lloje fibrash: Të tretshme dhe të patretshme. Që të dyja këto janë të rëndësishme për shëndetin dhe veprojnë në mënyra të ndryshme në sistemin e tretjes.

Fibrat e tretshme treten në ujë dhe formojnë konsistencën ngjashëm me xhelin. Ndihmojnë në uljen e nivelit të ngritur të kolesterinës dhe përmirësojnë rregullimin e sheqerit në gjak.

Fibrat e patretshme nuk treten në ujë dhe qëndrojnë kryesisht të paprekura derisa udhëtojnë nëpër sistemin tuaj të tretjes. Posaçërisht janë të mira për zvogëlimin e kapsllëkut.

Cilat ushqime janë të pasura me fibra?

Fibrat gjenden natyrshëm në ushqimet bimore, duke përfshirë frutat, perimet, drithërat, arrat, farat dhe bishtajore. Ka më shumë fibra në ushqimet me drithëra të plota, të tilla si makaronat dhe buka me grurë të plotë, sesa në versionet e bardha dhe të rafinuara të këtyre produkteve. Përveç kësaj, ju merrni më shumë fibra duke ngrënë fruta dhe perime të plota sesa duke pirë lëngje të bëra prej tyre.

Sugjerimet e përgjithshme për marrje të fibrave janë 25 gramë në ditë për femrat e rritura dhe 38 gramë në ditë për meshkujt e rritur. Te personat e moshës mbi 50-vjeçare ndryshon në 21 gramë dhe 30 gramë në ditë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...