Fiat prezanton modelin 500 Urbana, pak ditë para panairit të Nju Jorkut (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet Dëshmori Xhavit Kozhani, martirët e fshatit Ribar i Madh dhe Zllakuqan

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët, gjatë ditës...

Policia konfiskon 2 mijë e 362 monedha dyshe në një market në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan janë konfiskuar 2 mijë e 362...

Modeli 500, është munduar të bëhet edhe më urban

Prodhuesi italian Fiat, po mundohet t’i bindë konsumatorët se modeli 500, do të jetë shumë më urban, se Cinqueconte i para dhjetë vitesh, të cilin nuk po e kërkon askush, transmeton Telegrafi. Pak kohë pas përhapjes së lajmit se mund të prezantohej një veturë e tillë, është shfaqur modeli me 1.4-litra MultiAir Turbo që prodhon 135 kuajfuqi. Kjo vjen në kohën, kur janë bërë të gjitha përgatitjet, që me 30 mars të fillojë New York International Auto Show.

I punuar në platformën e 500 Pop, modeli 500 Urbana ka eksterier me përfundime të buta, si dhe rrota alumini që kanë nga 16-inch. Brenda ka ulëset sportive me ngjyrë të zezë, njëjtë sikur edhe pjesa e përparme, teksa instrumentet që shfrytëzon shoferi janë ngjyrë argjendi.

“Me të gjitha turbo, ky Fiat 500 2018 është shumë i këndshëm për tu vozitur, ka më shumë kuajfuqi dhe është më i fortë se paraardhësit”, ka thënë Steve Beahm, që është një prej udhëheqësve të kompanisë. Ende nuk ka detaje për çmimin, por pritet që të jenë në dispozicion të blerësve gjatë pranverës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...