Fiat 500X me pamje më agresive, si pjesë e Adventure Edition (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Shumë më ndryshe se modelet e thjeshta, që i kemi parë deri më tash

Nuk jemi mësuar që Fiat 500 të ketë pamje të egër, por prodhuesi italian ta vendosur ta ndryshojë dukjen e tij dhe tani ka paraqitje tjetër, transmeton Telegrafi. Pamje e cila po pëlqehet nga të gjithë.

I bazuar në modelin Trekking, Fiat 500X Adventure Edition dallon shumë prej modeleve “normale”, pasi tani ka sipërfaqe më të fryra, deri te përfundimet me linja portokalli dhe kapakët e pasqyrave. Ka rrota me kapakë metalikë prej 18-inch, mbrojtëse të reja para dhe pas, si dhe hapësirën për ngarkesë në tavan.

Klientët mund ta porosisin me ngjyrë të bardhë, të zezë dhe dy nuanca të ngjyrës gri, si dhe të kërkojnë linjat portokalli apo të zeza për përfundime. Hapësira për bagazhe është shumë e madhe, ndërsa shtresat te këmbët janë për të gjitha sezonet.

“Me mundësinë e tërheqjes me të katër rrotat, njësi standarde të kuajfuqive dhe mund të ulen rehat pesë persona, 500X është shumë e këndshme për tu vozitur” ka thënë Steve Beahm, zyrtar i lart në Fiat.

Për dallim prej modelit Trekking, kjo makinë “aventuriere” kushton 800 euro më shtrenjtë, duke bërë që çmimi bazë të jetë 23,685 euro, ndërsa tjetra me mundësi të tërheqjes me katër rrotë 22,067 euro.

Ky model, do të arrijë në sallonet gjatë kësaj vere, ndërsa Fiat ka lëshuar vetëm një imazh ku e tregon nga afër. Por, më poshtë i keni të bashkangjitura edhe disa fotografi të Trekking, gjë që mund t’ju ndihmojë të keni një pamje më të përafërt të këtij edicioni. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...