Fiat 500 feston përvjetorin e 60-të me një edicion special (Foto)

PUBLIKUAR

Janë bërë 60 vjet qëkur është lansuar për herë të larë Fiati 500. Për këtë arsye, prodhuesi italian e ka krijuar një edicion special të tij.

Modeli i quajtur Sessantesimo, që në shqip nënkupton i gjashtëdhjeti, do të prodhohet në 560 njësi – që është numri i cili e shoqëron emrin dhe viteve që është në treg, transmeton Telegrafi.

Ngjyrat e makinës do të quhen Dolcevita dhe është ndarë në tri nuanca. Pjesa e poshtme është e bardhë, kurse tjetra më e mbyllët, ndërsa ka edhe disa pjesë të lyera me ngjyrë metalike të shndritshme.

Enterierin e shoqëron ngjyra e njëjtë, me të cilën është lyer lëkura e gjedhëve që i mbulon ulëset dhe disa pjesë tjera.

Ndryshe, për dallim nga makina e parë që është lansuar më 1957 e që ishte shumë e thjeshtë, ky Fiat 500 do të ketë pjesë që i përkasin teknologjisë më të re. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...