FFK u bën thirrje klubeve për vaksinim

PUBLIKUAR

Federata e Futbollit e Kosovës u bën thirrje të gjitha klubeve dhe personave që janë pjesë e organizimit të ndeshjeve të futbollit për vaksinim kundër pandemisë COVID.

“Situata e pandemisë në vendin tonë dita-ditës është duke u përkeqësuar, andaj është obligim i të gjithëve që të tregohemi të përgjegjshëm dhe t’i përmbahemi rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për mbrojtje nga virusi dhe të vaksinohemi”, thuhet në një njoftim që FFK ka lëshuar në faqen e saj zyrtare.

“Të gjithë duam t’i rikthehemi normalitetit sa më shpejt që është e mundur, por kjo nuk arrihet nëse nuk tregohemi të përgjegjshëm, pikësëpari me rrethin tonë të ngushtë, e pastaj edhe me komunitetin e gjerë. Prandaj, le të vaksinohemi të gjithë dhe ta mbrojmë njëri-tjetrin nga ky virus që nuk njeh moshë!”

“FFK fton klubet që në mënyrë të organizuar dhe pa ngurrim ta kryejnë procesin e vaksinimit në qytetet ku e zhvillojnë aktivitetin e tyre. Kjo përveç se do të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit tonë të përgjithshëm, do të ndikojë edhe në mbarëvajtjen e garave në futboll”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë që ka lëshuar Federata e Futbollit të Kosovës.  /GazetaExpress/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...