Festa e Maqedonisë pas fitores historike kundër Gjermanisë: “Kurrë s’e kemi mundur një ekip me kaq shumë trofe”

PUBLIKUAR

Maqedonia e Veriut e tronditi mbrëmë Gjermaninë duke e mposhtur 2:1 në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në Duisburg, falë një goli të vonshëm të Eljif Elmas.

Kjo ishte fitorja më e madhe në historinë e shtetit fqinj të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Gjermania e mbizotëroi ndeshjen, duke e mbajtur topin në zotërim 70% të kohës, por ishin maqedonasit që kaluan në epërsi, kur 37-vjeçari Goran Pandev shënoi në kohën shtesë të pjesës së parë.

Vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 63-të, kur Ilkay Gundogan shënoi nga penalltia, pasi Leroy Sane ishte ndalur me faull në zonë.

Ylli i Napolit Elmas e shënoi golin e fitores për Maqedoninë, i shërbyer nga bashkëlojtari i vet me prejardhje shqiptare, Arijan Ademi.

“Këta djem e bënë Maqedoninë e Veriut krenare kundër fituesve të katër titujve të Kampionatit Botëror dhe tre të Kampionatit Evropian. Ne kurrë nuk e kemi mposhtur një ekip me kaq shumë trofe”, tha trajneri i Maqedonisë së Veriut Igor Angelovski.

Lojtarët e Maqedonisë, përfshirë ata me prejardhje shqiptare, festuan si të çmendur në zhveshtore pas triumfit historik në Gjermani. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...