Ferrari shet të gjitha njësitë e Daytona SP3, për 599 veturat pronarët e tyre i kanë ndarë nga dy milionë euro

PUBLIKUAR

Pothuajse çdo blerës i 599 njësive të kufizuara, i ka ndarë nga dy milionë euro për modelin e fundit të ikonës italiane – Ferrari.

Vetëm dy ditë pas prezantimit të modelit të tretë nga seria Icona të Ferrari nga Maranello në Itali, arrin konfirmimin se të gjithë njësitë e planifikuara (599) të modelit Daytona SP3 tashmë kanë pronarët e tyre, transmeton Telegrafi.

E derisa modelet Monza Sp1 dhe SP2 të inspiruar nga vetura sportive e Ferarri me dy ulëse nga të 50-at dhe 60-at, Dayton SP3 “erdhi në jetë” si kujtim për tri modelet (330 P3/4, 330 P4 dhe 412P) që në vitin 1967 zunë tre vendet e para në garën Daytona.

Atë do ta vë në lëvizje motori 6,5 litra V12 i bazuar në modelin 812 Competizione që prodhon 840 kuaj-fuqi.

Këto performanca motorike mjaftojnë që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 2,8 sekonda, e shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 340 km/h.

Për bartjen e fuqisë motorike në rrotat e pasme është montuar ndërruesi automatik me shtatë shpejtësi, e pesha e vogël e Daytona SP3 (1.468 kilogramë) është arritur falë heqje se disa elemente që fshihen pas fjalës “hybrid”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...