Ferrari mund të bëjë një lajmërim shumë të rëndësishëm brenda një kohe të shkurtër

PUBLIKUAR

Shumë shpejtë, Ferari mund të fillojë ta vë në funksion planin e vet ambicioz

Njëjtë si të gjithë prodhuesit tjerë edhe Ferrari është detyruar ta ndalojë prodhimin, për shkak të parandalimit të përhapjes së coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Italia është një nga shtetet e goditura më së keqi nga pandemia, andaj Ferrari është angazhuar që të ndihmojë në këtë drejtim, duke i kthyer maskat për zhytje në respiratorë për frymëmarrje.

Meqenëse prodhimit të rregullt nuk do t’i kthehet për një kohë të caktuar, Ferrari ka planifikuar që ta kthejë prodhimin pjesërisht.

Reuters raporton se Ferrari është angazhuar fuqishëm në projektin “Back On Track”, ndërsa është gati që të fillojë një pjesë të prodhimit, por nuk është bërë e ditur data kur do të ndodhë.

Si pjesë e këtij projekti, do të testohen fillimisht të gjithë punonjësit që e fillojnë punën në fabrikat në Maranello dhe Modena, ndërsa do të jenë të pajisur me aplikacionin që tregon nëse e kanë në afërsi dikën të infektuar.

Deri më tani, janë paraqitur vullnetar për testim 500 nga 4,000 punonjësit e Ferrarit, ndërsa ditëve në vijim, pritet të testohen edhe tjerë.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...