Ferrari F40 ri dizajnohet si një super-makinë moderne (Foto)

PUBLIKUAR

Sikur modeli F40 të ndërtohej këto ditë, me gjuhën e re dizajnuese të Ferrarit

Pa dyshim, Ferrari F40 është një prej makinave ikonë dhe më me ndikim në sferën e super-makinave, transmeton Telegrafi.

I ndërtuar për të shënuar 40 vjetorin e Ferrarit më 1987, F40 u bë modeli me shpejtësinë më të lartë të lejuar për rrugë, njëherësh i fundit që u krijua nën mbikëqyrjen e Enzo Ferrari.

Dizajni i kësaj super-makinës, është shumë i veçantë dhe i dashur, por si do të dukej sikur të ri dizajnohej në një kohë moderne.

Këtë e ka treguar Samir Sadikhov, që ka përdorur gjuhën moderne të dizajnimit të Ferrarit, për ta ndërtuar modelin F40. Duke ia ruajtur linjat e vjetra, por duke e përditësuar me përfundime moderne.

Për fat të keq, ky F40 nuk është për prodhim, vetëm nëse dikush shumë i pasur do ta porosiste, apo Ferrari të vendoste për një edicion special. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...