Ferrari do të prezantojë dy modele me tavane të hapura

PUBLIKUAR

Ky muaj do të jetë shumë i rëndësishëm për Ferrari, pasi sjellë dy modele të reja

Louis Camilleri është drejtori ekzekutiv në Ferrari, që ka bërë të ditur se gjatë muajit shtator, do të prezantohen dy modele të reja në Fiorano Circuit të Italisë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse nuk është treguar asgjë për këto makina, në Instagram janë shpërndarë imazhet, që tregojnë se si duken këto makina.

Në imazhe shihen siluetat e dy modeleve të hapura, në atë që duket si ndonjë vizitkartë apo ftesë që dërgohet për ndonjë aktivitet.

Të dy këta Ferrari janë Spyder, bazuar në atë çfarë shkuan poshtë makinave dhe derisa njëri është V12 Spider, tjetri është V8 Spider. Ka mundësi, që këta Ferrari të jenë i shumëprituri 812 Superfast Spider dhe F8 Tributo.

Deri sa të fillojë ky aktivitet më 24 shtator, nuk do të dimë se cilat janë këto vetura që i sjellë Ferrari, megjithëse pritet që të dyja të jenë shumë të mira. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...