Fernandes shpërthen pas humbjes: “Bëmë gjithçka gabim”

PUBLIKUAR

Bruno Fernandes thotë se Manchester United “bëri gjithçka gabim” në humbjen 2-1 nga Istanbul Basaksehir në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer u befasua të mërkurën mbrëma duke u mposhtur 2-1, por vazhdon të jetë lider në Grupin H me gjashtë pikë, aq sa Leipzig që e mundi PSG-në.

Tani Paris Saint Germain dhe Istanbul Basaksehir kanë nga tri pikë, kurse Man United dhe RasenBallsport Leipzig nga gjashtë.

“Gjithçka shkoi keq, gjithçka bëmë gabim”, u shpreh Bruno.

“Intensiteti nuk ishte i mirë që nga starti i ndeshjes. Ata e gjetën golin herët dhe më pas gjithçka ishte më e komplikuar për ne. Tentuam deri në fund, por problemi është se u zgjuam vonë”.

“Ne mund të bëjmë shumë më shumë, të gjithë mendojmë kështu”.

“S’mund të lejojmë të pranojmë gola të tillë, por tani duhet të shikojmë në përgjithësi se çfarë bëmë gabim për t’u përmirësuar në sfidat e radhës”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...