Fernandes i reagon Kloppit për punën e penalltive: Nuk me intereson fare!

PUBLIKUAR

Fernandesi i ka reaguar menaxherit të Liverpoolit, Jurgen Klopp në lidhje me penalltitë që ka fituar gjatë dy sezoneve të fundit, Man. Unitedi.

Kloppi kishte thënë pak ditë më parë se klubi i Manchester Unitedit, ka fituar më shumë penallti në dy sezonet e fundit se sa Liverpooli në pesë sezone, shkruan IndeksOnline

Por, si duket ky koment i mjeshtrit gjerman e ka nervozuar pak mesfushorin e Unitedit, i cili ka reaguar duke thënë se nuk i intereson fare.

“Njerëzit mund të flasin dhe të thonë atë që duan”, tha ai.

“Por, për mua dhe ekipin, pika kryesore është të vazhdojmë të bëjmë gjërat e duhura dhe kur marrim një penallti. Unë nuk dëgjoj, nuk më interesojnë, sinqerisht komentet e tilla. Ju gjithmonë i komentoni ato se çfarë thonë njerzit, por mua vërtet nuk më intereson. Unë nuk jam përqendruar në atë që ata po thonë”, u shpreh Bruno Fernandesi.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...