Ferizaj, gjashtë raste të dhunës në familje për gjashtë ditë – tre të arrestuar

PUBLIKUAR

Policia në Ferizaj ka njoftuar se që nga 10 deri më 16 prill janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.

Në kumtesën për media bëhet e ditur se katër raste janë raportuar në Ferizaj, një në Shtime dhe një tjetër rast në Shtërpcë, njofton Klankosova.tv.

Tutje thuhet se me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, tre persona janë ndaluar në mbajtje dhe 3 persona tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

“Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406” thuhet në kumtesë

SHIKO MË SHUMË

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...