Ferizai me 5 deputetë në Kuvendin e Kosovës

PUBLIKUAR

download

Sipas rezultateve të fundit pas numërimit të votave nga QNR del se Ferizaj do të përfaqësohet vetëm me 5 deputetë nga dy subjektet më të mëdha politike në vend.

Në AAK listën e kryeson Ramush Haradinaj i cili ka marrë 50 391 vota, i dyti Daut Haradinaj 11 590 vota, Time Kadriaj e shtata me 5 751 vota. Melihate Tërmkolli është e njëmbëdhjeta me 2 589 vota.

Nismës në listë i pari prin Kryetari i Nismës ,Fatmir Limaj dhe i dyti Jakup Krasniqi

Vetëvendosje me 16 deputetë radhitet si partia e tretë në vend e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit, pas Partisë Demokratike të Kosovës e cila ka fituar 37 mandate në Kuvend, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës me 30 mandate të fituara.

Listës së LDK-së i prinë Isa Mustafa me 121 052 vota, e dyta radhitet Vjosa Osmani me 39, 925 vota, pastaj Teuta Rugova me 37 157 vota dhe e fundit Doruntinë Maloku –Kastrati me 7194 vota. Ndërsa deputetët nga Ferizaj do të jenë: Adem Salihaj me 8,226 vota dhe Blerim Grainca 8,049 vota.

Ndërsa lista përfundimtare e deputetëve të PDK-së prin me Kryetarin e kësaj partie Hashim Thaçin me 166,458 vota, i dyti është Kadri Veseli me 54,833, ndërsa nga Ferizaj i 4-ti radhitet Elmi Reçica me 18,015 vota, Agim Aliu 14,877 dhe Mexhide Topalli- Mjaku me 7,607 vota.

Sipas rezultateve të fundit Ferizaj kësaj here do të përfaqësohet me 5 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Për deputetet e minoriteteve nga PAI dhe PDASHK ende nuk ka ndonjë rezultat zyrtar se a do të ketë ndonjë përfaqësues nga regjioni i Ferizajt./ferizajpress.com/

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...

Shukri Buja “ndez motorët” Gadimja me pritje madhështore

Kandidati i PDK-së në Lipjan Shukri Buja ka mbajtur takim në Gadime. Buja nga Gadmija...

“Dridhje nga Sllovia”, Shukri Buja shpalos programin e tij

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja ka mbajtur takim...